Ka qenë nder të punoj me shqiptarët – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, e vizitoi Shqipërinë herën e parë.

Ai u prit me një ceremoni madhështore nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Clinton u nderua me medaljen “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë me këtë rast ndau edhe përshtypjet e tij lidhur me vizitën.

Bill Clinton falënderoi kryeministrin dhe qytetarët shqiptarë.

Clinton tha se ka qenë nder se ka qenë nder të punonte krahas shqiptarëve përgjatë viteve.

“Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im që punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, shkroi ai.

You may also like