“Ka nga ata që thonë merr çka të mundesh…”

by admin
Spread the love

Kreu i BDI-së Ali AHmeti ka thënë në emisionin Klan Debat me gazetaren Xhumadije Ibraimi se të pakënaqurit në BDI e kanë marrë mesazhin e tij për “shkarkimin e Grubit”. Sipas Ahmetit, pakënaqësi të tilla në BDI ka pasur gjatë çdo mandati qeverisës, por sipas tij, ministra mund të jenë 5,6 apo 7 persona e jo 100 apo 200. AI thotë se ka përvojë në organizimin politik

“Mesazhin e kanë marrë shumë më herët. Unë kam biseduar me ta. Nuk punoj për inat. Nuk kam inate me bashkëpunëtorët, me bashkëpartiakët. Nuk jam i papërvojë në organizimet politike…”, tha mes tjerash Ahmeti.

Në lëvizjet politike e kombëtare, sipas Ahmetit, futen njerëz idealist, por megjithatë ka edhe të tjerë.

“Ka edhe nga ata që futen për interesa të politikave ditore. Ka patur edhe nga ata që thonë ‘merr çka të mundesh sepse nesër nuk do jesh këtu ku je’. Sigurisht se ka pasur edhe në BDI njerëz të tillë”, deklaroi Ali Ahmeti./KlanMacedonia

You may also like