Ka ndërruar jetë Baca Sylë, i rastit të montuar “Sopoti”

by admin
Spread the love




Në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë Sulejman Sulejmani i njohur me nofkën Baca Sylë. Ai ishte I dënuar në mënyrë të pafajshme për rastin e montuar “Sopoti”.
Baca Sylë ishte arrestuar në maj të 2003 me akuzën e montuar se bashkë me disa bashkëfshatarë të tjerë kishte vendosur një minë shpërthyese në dalje të fshatit të tyre, ku kishin humbur jetën dy ushtarë polak të misionit të NATO-s.
Baca Sylë ishte ndër 11 të dënuarit e fshatit me 156 vite burg, ku ai vuajti afër 7 vite burg. Pas rigjykimit të rastit, me insistim të bashkësisë ndërkombëtare, u zbulua se gjithçka ishte montuar.
Padrejtësitë ndaj tij ishin të shumta, pasi që ai vetëm dy muaj më parë ishte pajisur me shtetësinë e Maqedonisë, edhe përkundër faktit se me dekada të tëra apo gjysmë shekulli po jetonte në këtë vend.
Sulejman Sulejman ishte pjesëmarrës në luftën e Kosovës 1999, si një nga pjesëtarët e grupit që kishte kaluar Pashtrikun në dimrin e acartë të asaj periudhe.


You may also like