Ka mbetur pa skuadër nga vera, De Gea pritet të kalojë në La Liga

by admin
Spread the love

David De Gea qëndron pa skuadër prej verës së vitit të kaluar, kur i dha fund aventurës 12-vjeçare me Manchester United.

Portieri spanjoll nuk arriti të gjente skuadër të re as në merkaton e janarit, por nuk është demoralizuar dhe po punon për të qenë në gjendje të mirë fizike.

Shtypi iberik shkruan se “gardiani” 33-vjeçar mund të firmosë me Realin e Madridit në fundin e sezonit.

Kepa Arrizabalaga do të rikthehet te Chelsea dhe “Los Blancos” po mendojnë të firmosin me De Gean, autor i 45 ndeshjeve me kombëtaren e Spanjës.

Gjatë merkatos dimërore u fol edhe për një rikthim në “Old Trafford”, por Andre Onana e ka marrë veten. Dhe pista De Gea ra si opsion.

Tashmë pritet rikthimi në kryeqytetin spanjoll, aty ku mbrojti portën e Atletico Madrid përpara transferimit në Premier League.

You may also like