Ka filluar të flasë me fjalorin e Luizit, është bërë fare

by admin
Spread the love

Kush do të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP këtë të shtunë? Luizi, Elvisi, Shpati apo Antoneta? Kjo është pyetja që banorët po diskutojnë gjerë e gjatë që prej të martës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Sipas Qetsorit, Shpati mund të lërë shtëpinë këtë të martë, por sipas aktores Olta Gixhari, publiku e do ende në shtëpi sportistin nga Kosova për shkak të puthjes mes tij dhe Deas. Olta shtoi se Shpati është i paraqitshëm, duke e cilësuar këtë si një tjetër pikë të fortë të tij.

Ajo tha se Shpati dhe Dea nuk kanë kimi fare me njëri-tjetrin, por meqenëse kanë nisur diçka, uroi që të zgjasë sa më shumë. Nga ana tjetër, Olta foli edhe për Kristin dhe tha se Kristi ka marrë “veset” e Luizit dhe ka nisur të flasë si ai. Ndërsa po fliste me Qetsorin dhe Fotininë, Olta tha se Kristi është shumë maskilist.

‘Ai është bërë fare. Ka filluar të flasë me fjalorin e Luizit komplet. Është shumë maskilist dhe e shpreh në formë shumë të ashpër” – i tha Olta Qetsorit dhe Fotinisë për Kristin.

You may also like