Ka dështuar si këngëtar e diplomat, luan bixhoz

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli është kthyer në një nga personazhet kryesorë të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania, teksa është kryefjalë e këtyre ditëve në shoëbiz-in shqiptar. Djaloshi nga Shkodra ka fituar simpatinë e publikut, teksa ka tërhequr rreth vetes edhe artistë të njohur shqiptarë.

Së fundmi, Bledi Mane, gazetari i njohur shqiptar ka lëshuar një deklaratë shumë të fortë në emisionin ‘E Diell’ në Top Channel. Ai është shprehur se Luizi ka dështuar si këngëtar e si diplomat, ndërsa ka nënvizuar se ai ka ves bixhozin.

Luizin e njoh pak a shumë personalisht. Është një djalë çapkën, i cili ka dështuar si këngëtar, por ka triumfuar si aktor. Një diplomat që ka dështuar, por ka triumfuar si aktor. Një djalë që ka një ves, bixhozin, dhe uroj që kur të dalë mos ta ketë“ – ka deklaruar Bledi Mane.

Gazetari është kundërshtuar nga ish-konkurrenti i Big Brother Albania 6 dhe Big Brother Albania VIP, Meridian Ramçaj, i cili është mik me këngëtarin Luiz Ejlli.

You may also like