Juvja “europiane”, Alegri do të kalojë me 3 sulmues

by admin
Spread the love

Te Juventusi humbja ndaj Interit ka ndry shuar disi humorin lidhur me vazhdimësinë se sezonit, edhe pse ka ende shumë ndeshje në dispozicion për t’u rikthyer në pozita serioze për të tentuar titullin kampion. Zikaltrit konfirmuan se janë një skuadër shumë e fortë dhe mbeten ata për t’u mundur, ndërkohë që në Torino ka ardhur ora e zgjedhjeve të mëdha.

Më saktë e zgjedhjes, por edhe e konfirmimeve, pse jo edhe e ndryshimeve të mëdha që nevojiten, nëse duan që nga sezoni i ardhshëm të rikthehen jenë protagonist kudo. Për sa i përket zgjedhjes, ajo më kryesorja i takon trajnerit Masimiliano Alegri, i cili duket se po nis të joshet nga milionat arabe. Por në të njëjtën kohë ka edhe zëra nga “Kontinasa” se “Konti Maks” mund të qëndrojë, të çojë deri në fund kontratën e tij me bardhezinjtë, por do i duhet të ndryshojë shumë gjëra dhe ndoshta edhe filozofinë e tij.

Risia mund të lidhet me konfirmimin e atij Kenan Jildiz që sivjet ka mahnitur të gjithë Europën dhe pa dyshim që tani është ai pikënisja e sezonit të ardhshëm. Por në të njëjtën kohë nevojiten edhe ndryshime, sepse nëse Jildiz duket lojtari që bën diferencën dhe me Vlahoviçin kuptohet me sy mbyllur, “Zonjës së Vjetër” i mungon edhe pak shpërthim që mund ta japë Federiko Kieza.

Dhe pse jo, ideja e Alegrit është ajo që të nisë të punojë dhe të gjejë ekuilibër në një formacion me tredhëmbëshin që të gjithë tifozët duan të shohin. Skema 3-5-2 mendohet të rishikohet disi, duke kaluar në një 3-4-2-1, me Jildiz dhe Kieza që do të shërbejnë si fantazia dhe shpërthimi pas krahëve të goditësit Vlahoviç…

JUVENTUS

Ose ideja e dytë është rikthimi i mbrojtjes me 4 lojtarë, me Kambiason në korsinë e majtë për më shumë mbulim dhe më pas me Jildizin majtas, Vlahoviçin në qendër dhe Kiezën që do të bënte rikthimin e tij në korsinë e djathtë ofensive. Të gjitha këto madje pritet që të testohen edhe brenda këtij sezoni, duke qenë se tashmë Juventusi, të paktën rikthimin në Champions duket se e ka një formalitet, por pikërisht në Europë, ashtu sikurse në Itali nevojitet më shumë kurajë dhe ide sulmuese për të qenë protagonist.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

You may also like