Juventusi pikiatë, Rabio: U treguam shumë xhentilë me veronezët

by admin
Spread the love

Me golin e tij shpëtoi Juventusin nga humbja në Verona, por në fund të asaj ndeshjeje mesfushori francez ka edhe një kërkesë direkte për trajnerin Alegri, i cili urdhëroi skemën 4-3-3 në fund, për të tentuar fitoren e ndeshjes:

“Mua personalisht më pëlqeu manovra që ofruan në fund, pasi ishim më ofensivë dhe m’u duk sikur ishim edhe më kompaktë. Gjithsesi, këtë gjë e vendos trajneri, pasi edhe me 3-5-2 arritëm deri aty sa edhe të kryesonim kampionatin.

Unë mendoj se tani është një problem koke, pasi kemi nisur që t’i marrim disi edhe lehtë këto sfida që duhen fituar me çdo kusht. Dhe ndaj Veronës, me gjithë respektin, por u treguam shumë xhentilë. U kursyem në dyluftime, ishim shumë të lehtë në gjithçka dhe pikërisht kjo na dënoi”, deklaroi francezi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like