Juventusi ka gati planet e merkatos. Menjëherë tentativë për Hojbjerg, në verë vjen Kopmainers

by admin
Spread the love

Teorikisht mund të konsiderohet si i kryer transferimin e Mois Kenin nga Juventus tek Atletiko e Madridit. Formula do të jetë ajo e një huazimi të thatë 6-mujor, pa të drejtë blerje. Megjithatë, përpara se të zyrtarizojnë afrimin e sulmuesit, “los colchoneros” do të duhet të largojnë një sulmues mes Korreas dhe Depait ku njëri syresh do të shitet.

Pasi është mbyllur nga Milik e Vlahoviç e sidomos pas shpërthimit të Jilldëzit, Ken shpreson të gjejë më shumë minutazh te spanjollët dhe të tregojë potencialin e tij pasi dëshiron edhe të grumbullohet për Europianin e sivjetshëm. Sulmuesi në fjalë ka një kontratë me bardhezinjtë deri më 30 qershor 2025, me një pagë prej 2,5 milionë euro në sezon, pritet në kryeqytetin spanjoll në fund të javës për vizitat mjekësore, teksa e hëna duket do të jetë edhe dita e zyrtarizimit. Largimi i 24- vjeçarit, përflitet edhe si një hapësirë e cila do të plotësohej nga rikthimi i Federiko Bernardeskit pas katër sezoneve në Kanada.

NË HYRJE – Teksa largon dikë nga reparti ofensiv, Juvja synon edhe të afrojë lojtarë. Pier-Emil Hojbjerg është rikthyer fuqishëm në modë dhe mund të ketë një tenativë akordi mes “zonjës së vjetër” dhe Totenhemit ku deri më tani mesfushori ka grumbulluar 22 prezenca në të gjithë kompeticionet. Huazim me të drejtë blerje do të ishte formula ideale me Alegrin që do të kishte kështu një tjetër element që di të gërshtetojë më së mirëi sasinë me cilësinë. Ndërkohë, mediat italiane përgënjeshtrojnë kategorikisht rikthimin e Sergej Milinkoviç-Saviçit në Itali gjatë janarit. Për serbin ishte përfolur interesimi i Juventusit, por për momentin ai nuk do të lëvizje nga kampionati arab.

PËR VERËN – Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, Juventusi dëshiron të bllokojë Teun Kopmainers që në këtë merkato për ta marrë më pas në skuadër gjatë verës. Holandezi është objektivi i parë që forcon mesfushën dhe ai bardhezi paraqitet gati të ofrojë 40 milionë për ta bllokuar atë përpara çdo klubi tjetër që ka shfaqur interes për yllin e Atalantës. Pavarësisht mungesës së akordit, “zonja e vjetër” nuk ka hequr dorë as nga Lazar Samarxhiçit. Edhe serbi i Udinezes është ndër profilet e preferuara që drejtori Xhuntoli do të tentojë t’i dhurojë Maks Alegrit për sezonin e ardhshëm.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

You may also like