Juventusi humbet durimin, i vendos ultimatum Angel Di Marias

by admin
Spread the love

Angel Di Maria po përpiqet që të marrë kohë për të ardhmen e tij duke lënë në pritje Juventusin dhe Barcelonën. Megjithatë, në ambientin e “Zonjës së Vjetër” duket se e kanë humbur durimin. Drejtuesit e Juventusit i kanë vendosur ylli argjentinas një ultimatum.

Ky i fundit duhet të kthejë një përgjigje për një kohë të shkurtër. Oferta e Juventusit është 5.5 milionë euro në sezon, plus disa bonuse të thjeshta që do ta çonin rrogën në 7 milionë euro. Po aq sa janë kërkuar edhe nga lojtari në komunikimet e bëra.

Megjithatë, Juventusi ka menduar edhe për alternativën e mundshme në rast se Di Maria nuk do të pranojë ofertën e “Zonjës”. Alternativa vjen nga Serie A dhe bëhet fjalë për Domenico Berardin. Problemi i vetëm në këtë çështje është kërkesa e lartë e Sassuolos që dëshiron të përfitojë 30 milionë euro nga ky operacion. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like