Juventusi favorit për transferimin e Zhegrovës

by admin
Spread the love

Ekipi nga Serie A, Juventusi po vlerësohet favorit për transferimin e reprezentuesit të Kosovës, Edon Zhegrova.

Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Juventusi tashmë ka parakaluar skuadrat tjera në garën për sulmuesit e krahut.

Mësohet se drejtuesit e Juventusit tashmë kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e Zhegrovës dhe pritet së shpejti t’i bëjnë ofertë zyrtare skuadrës së Lillet.

Thuhet se Juventusi pritet të ofroj rreth 15 milionë euro për 25-vjeçarin, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për repartin e sulmit.

Zhegrova po shkëlqen këtë edicion dhe është njëri prej lojtarëve kryesor të ekipit francez, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.

Në 42 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, Zhegrova ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 9 asistime. Para Lillet, Zhegrova karrierë ka bërë edhe te Baseli e Genku.

You may also like