Juventus – Villarreal dhe Lille – Chelsea, mbyllen pjesët e para me këto rezultate

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet e kthimit dhe njëkohësisht të fundit të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Lille dhe Chelsea kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1:1 në “Stade Pierre-Mauroy”.

Burak Yilmaz ishte realizator i parë në këtë fraksion për kampionët në fuqi francez. Turku realizoi në minutën e 38-të nga 11 metërshi.

Kur dy skuadrat po bëheshin gati pë pushim, Pulisic doli në skenë për t’i barazuar shifrat në minutën e tretë shtesë.

Aktualisht rezultati i përgjithshëm në këtë takim është 1:3 në favour të “Bluve” të Londrës.

E gola nuk ka në takimin tjetër të kthimit ndërmjet Juventusit dhe Villarrealit në “Allianz Stadium”.

0:0 është rezultati pas fraksionit të parë, rezultat ky që dërgon në vazhdime ekipet pasi rezultati në ndeshjen e parë ishte 2:2.

You may also like