Juventus rrezikon ndëshkime të tjera – Shqip

by admin
Spread the love

Hetohen marrëveshjet për heqjen e pagave gjatë pandemisë

Juventus po kërkon një mënyrë për t’u rikthyer në rrugën e duhur pas dënimit të rëndë të Gjykatës së Apelit në Federatën Italiane, e cila i shkaktoi 15 pikë dënimi klubit që patën reflektim të menjëhershëm në renditjen e këtij sezoni në Serie A. Një ndëshkim që e çoi skuadrën e Massimiliano Allegrit në mes të tabelës, me vetëm 22 pikë.

Rreziku është që tani të vijnë më shumë thumbime për klubin nga drejtësia sportive, sepse në lojë mbetet hetimi tjetër federal, ai i hapur më 29 Nëntor 2022 sërish si rezultat i hetimit për manovra pagash 2019 /20 dhe 2020/21.

Gjyqtarët e Torinos kanë treguar shkelje të rregullave të Federatës së Futbollit sepse marrëveshjet – fillimisht kolektivisht dhe më pas individualisht – për heqjen e pagave të disa muajve gjatë periudhës së pandemisë, nuk janë depozituar në Lega Serie A.

Një anë, për të cilën drejtësia sportive ende nuk është shprehur dhe që mund të çojë në pikë të tjera dënimi për klubin e Juventusit tashmë këtë sezon. Jo vetëm kaq: Në këtë rast do të përfshiheshin edhe lojtarët dhe menaxherët e tyre.

Juventus do të paraqesë një apelim në Kolegjiin e Garancvisë Sportive, pranë Komitetit Olimpik Italian, në përpjekje për të anuluar dënimin.

Tv Klan

You may also like