Juventus merr tri pikët ndaj Fiorentinës dhe ruan trendin pozitiv

by admin
Spread the love

Juventus siguron tri pikët në “Stadio Artemio Franchi” ndaj Fiorentinës në takimin e javës së 11-të të Serie A.

Maftuan dhjetë minuta lojë që “Zonja e Vjetër” të zhbllokonte sfidën, me Mirettin që gjeti golin pas asistit të dhuruar nga Kostic.

Pas takimit të javës së 11-të, Fiorentina numëron tre ndeshje pa fitore dhe renditet në vend të tetë me 17 pikë.

Teksa Juventus vazhdon me trendin pozitiv dhe renditet në vend të dytë me 26 pikë, dy më pak se Interi kryesues.

Fiorentina-Juventus (0-1)

Serie A, java e 11-të

10’-Goool! Zhbllokohet Fiorentina-Juventus, pas një asisti nga Kostic, Miretti gjen rrugën drejt rrjetës dhe kalon “Zonjën e Vjetër”në avantazh.


Top Channel

You may also like