Juventus-Inter sfidë totale! Luftë jo vetëm në fushë, por edhe në merkato

by admin
Spread the love

Ndërsa të dielën pritet që të konkurrojnë për 90 minuta në fushën e Allianz Stadium, Interi dhe Juventusi janë në një sfidë totale. Përveç “Derbi të Italisë” që do të zhvillohet në kuadër të javës 31, dy klubet po luftojnë gjithashtu në forntin e merkatos.

Tuttosport i ka dedikuar një shkrimë të gjithë objektivave të përbashkët që kanë të dyja klubet në merkato. Kështu, gjithçka nis me mbrojtjen ku bardhezinjtë janë vënë në lëvizje për Milenkovic të Fiorentinës, Bremer të Torinos dhe Vitin e Empolit.

Objektiva të njëjta edhe për Beppe Marottan që kërkon të afrojë sidomos një nga dy të parët për të zëvendësuar Stefan De Vrij që pritet të largohet në sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, konkurrenca rritet ndjeshëm për një prej objektivave të mesfushës. Bëhet fjalë për Davide Frattesin e Sassuolos. Interi konsiderohet si ekipi favorit për të marrë shërbimet e tij në merkaton e verës, por Juventusi ka ndërhyrë dhe gjithçka mund të ndodhë.

Por këta nuk janë emrat e vetëm, pasi përpara se të blihej Dusan Vlahovic nga “Zonja e Vjetër” kishte një derbi Italie edhe për Gianluca Scamacca. Me këtë të fundit tashmë, Interi ka një derbi qyteti përballë Milanit që ka fituar terren ndjeshëm për shërbimet e tij. /oversport.tv

You may also like