Juventus ia merr Milanit objektivin në merkato

by admin
Spread the love

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Juventusit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Si Juventusi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy gjigantët italian në merkaton e ardhshme verore.

Lloyd Kelly, që aktualisht është pjesë e Bournemouth është një dëshirë e hershme e Milanit. “Djalli” e kërkoi edhe në merkaton e janarit që sapo lamë pas, por më pas transferimi u shty për në verë.

Nga kjo kërkon të përfitojë Juventusi. Biankonerët kërkojnë një qendërmbrojtës dhe shohin te 25-vjeçari anglez profilin perfekt që mund t’i përshtatet ekipit.

Juventus kërkon që t’i prishë punë Milanit, dhe ka kontaktuar agjentin e anglezit. Kellyt i skadon kontrata në verë dhe do të ishte një përforcim ideal për Biankonerët.

You may also like