Juventus fiton në ‘In Extremis’ – Shqip

by admin
Spread the love

Rugani hero ndaj Frosinone, torinezët mbajnë gjallë shpresat për titull

Juventus ringjall shpresat për titullin kampion në Serie A. Torinezët shënuan një fitore për atak, 3-2 ndaj Frosinone, një triumf që vjen në limitet e kohës shtesë. Bardhezinjtë vuajtën deri në çastet e fundit për tu rikthyer tek 3 pikëshi pas katër javësh. Dushan Vlahoviç shënoi një dopietë golash në këtë 90 minutësh. Fillimisht, serbi kaloi në avantazh Juventusin.

Reagimi i Frosinone ishte i beftë. Kedira dhe Breshjanini përmbysën gjithçka në harkun kohor të 13 minutave, për të kthyer makthet te skuadra e Massimiliano Allegrit.

Juventus gjeti ekulibrat në minutën e 32-të, sërish me Vlahoviç. 24-vjeçari ngjitet në kuotën e 15 golave në kampionat, për të kërcënuar Lautaro Martinez si golashënuesin e elitës së futbollit italian.

Për golin e fitores mendoi Rugani. Mbrojtësi nuhati bukur devijimin e Vlahoviç nga këndi për të shënuar dhe dhuruar fitoren e 17-të për këtë sezon në kampionat.  Me këtë sukses, Juventus ngjitet në kuotën e 57 pikëve në vendin e dytë.

You may also like