Juventus, 170 milionë euro për një të ardhme më të mirë

by admin
Spread the love

Juventus, 170 milionë euro për një të ardhme më të mirë!

Siç shpjegon “Tuttosport”, një rritje të ardhurash me rreth 170 milionë eurosh mund të mbërrijë në arkat e Juventusit sezonin e ardhshëm.

80 milionë euro do të vinin nga formati i ri i Ligës së Kampionëve, të cilën bardhezinjtë ende nuk e kanë siguruar edhe pse renditja aktuale është shumë e mirë.

50 milionë mund të shtohen në rastin e pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klube 2025 (kjo varet edhe nga ecuria e Napolit në Champions League), ndërsa 40 milionë të tjera mund të vijnë nga një sponsor i ri i fanellës, hipoteza e gazetës është një linjë ajrore arabe (duke pasur parasysh edhe praninë e John Elkann në Formula 1 në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite).

You may also like