“Juven gjithmonë në zemër”/ Bernardeschi: Shtëpinë ende në Torino e kam…

by admin
Spread the love

Federico Bernardeschi ka mall për Juventusin. Sulmuesi i djathtë kaloi 5 sezone me bardhezinjtë përpara se të transferohej në MLS te kanadezët e Torontos në verën e vitit 2022.

29-vjeçari, i cili në Torino fitoi 7 trofe dhe Euro 2020 me kombëtaren e Italisë, ka vetëm fjalë pozitive për rekordmenët e futbollit italian.

Dëshira e Bernardeschit është të rivihet sërish nën urdhrat e Max Allegrit te Juventusi i tij i dashur, madje që në merkaton dimërore.

Te Juventusi u bëra burrë dhe një futbollist i nivelit të lartë. Një pjesë e zemrës sime ka mbetur atje.

Unë do të jem gjithmonë gati për Juventusin. Pastaj, unë ende e kam shtëpinë në Torino… “, theksoi sulmuesi anësor për GDS.

Në fund dy fjalë për derbin e Italisë: Juventus-Inter, që do të transmetohet në Shqip 2 të dielën në mbrëmje (20:45).

Marotta më mori në Torino, diçka për të cilën do ta falënderoj gjithmonë. Them se do të jetë një luftë deri në fund mes këtyre dy skuadrave.

Juventusi pa kupa është i bezdisshëm. Interi ka një kontingjent të rëndësishëm dhe me finalen e Champions League fitoi përvojë ndërkombëtare”./ Super Sport


Top Channel

You may also like