Juristja dhe modelja shqiptare sjell pozat të “nxehta” nga shtrati

by admin
Spread the love

Moderatorja dhe gazetarja Aulona Musta nuk nguron të postojë në rrjetet sociale foto me bikini, ku ekspozon linjat e saj trupore. Në postimin e fundit, ajo shfaqet e veshur me një trupore bardhë e zi, e cila me pozat e mara para aparatit fotografik i ka theksuar format e saj te tonifikuara, kjo si pasojë e punës intesive me ushtrime fizike. Aulona shpesh-herë ndan për ndjekësit rutinën e saj stërvistore, ku thekson, se disiplina dhe vullneti e kanë çuar përpara. Edhe kësaj radhe bashkë me dy fotot, Aulona ka postuar një mesazh inkurajues për të gjitha femrat. Ndër të tjera ajo shkruan:  Sot në mëngjes u zgjova dhe më pëlqeu shumë ajo që pashë para pasqyrës! Unë nuk isha kështu vjet. Nuk isha kështu para dy vitesh, as para 5 e 10 vitesh. Unë sot jam ashtu siç kam ëndërruar dhe punuar të jem. Dhe jam krenare! Po, po ndihem shumë krenare për çfarë kam arritur dhe që shkon përtej ca muskujsh barku, kofshës apo vithesh. Dhe këtë gjë dua t’ja tregoj gjithë botës! Për t’u mburr? Po, mbase edhe për t’u mburrur! Të gjithë njerëzit kanë dëshirë t’ja bërtasin botës arritjet e tyre. Për të motivuar? Patjetër që po! Lumturia që marr kur lexoj mesazhet tuaja, sesi një postim i imi ju ka shtyrë të nisni stërvitjen, të humbisni disa kilogram, të ulni masën dhjamore, të ndiheni më të forta, më me energji, më me vetbesim, është një burim frymëzimi për mua, që më nxit të punoj edhe më fort vetë. Dhe ja ku krijohet një zinxhir i bukur njerëzish që motivojnë njëri tjetrin dhe çojnë drejt përmirësimit. Padyshim që marr dhe shumë mesazhe si këto: “Na e shpife”, “Mbete zhveshur”, “Si burrë”, “Si trans”, “Mbete duke nxjerrë bythën, siku ç’po bën”, etj Mbase nuk po bëj shumë, ama e sigurt se po bëj më shumë se ty, po bëj atë që ti nuk po e bën dot sepse kërkon vullnet, disiplinë, edukim, forcë mendore në radhë të parë, e pastaj fizike. Po bëj më të mirën për veten time!

 

You may also like