Jurgen Klopp flet me superlativa për sulmuesin portugez

by admin
Spread the love

Ky është sezoni i 7-të që trajneri Jurgen Klopp është pjesë e Liverpoolit.

Sezoni aktual nuk ka qenë një nga më të mirët për klubin nga Mersyside .

Liverpooli rrezikon pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi ndodhet në vendin e 7 të Premier League-s. Forma jo e mirë e ekipit ka ardhur si pasojë e mungesave të shumta.

Në prag të sfidës me West Hamin në “London Stadium”, trajneri gjerman ka folur me superlativa për sulmuesin Diogo Jota. Ky i fundit ka arritur të rigjejë formën e mirë, duke shënuar 4 gola në 2 paraqitjet e fundit në kampionat.

“Diogo, është një nga lojtarët më kërcënues që ne kemi, mund të mos jetë më i gjati, por në luftën në ajër është një nga më të rrezikshmit. Përdor shumë mirë të dyja këmbët dhe është shumë i shpejtë në duelet një kundër një.  Do të kishte shënuar më shumë se 4 gola në rast se nuk do të dëmtohej, sepse Diogo sapo ishte kthyer nga një dëmtim.  Ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme, pasi ndeshemi kundër një ekipi me shumë të fortë dhe plot histori. E di që David Moyes bashkë me djemtë e tij do të na e vështirësojnë punën.” – e mbyll deklaratën Klopp.


Top Channel

You may also like