Ju zë makina? Kura natyrale me xhenxhefil është zgjidhja

by admin
Spread the love

Gjatë udhëtimeve me makinë, anije apo aeroplan me siguri keni ndjerë një herë përzierje të stomakut e nje seri ndjesish të tjera të pakëndëshme.

Shkaqet janë gjithnjë të njëjta një mori sinjalesh miks qe truri juaj mer në të njëjtin momet. Kjo gjë ju bën të ndiheni të turbullt dhe të sëmurë. Një nga metodat më të vjetra është kura me xhenxhefil.

Një mënyrë e rikonfirmuar edhe nga studimet më të fundit, të cilave i referohet AgroWeb.org, xhenxhefili është efikas në parandalimin dhe qetësimin e trupit kur ju zë makina, deti apo aeroplani.

Shkenctarët Danez gjatë një studimi që përfshiu 80 persona para një udhëtimi me anije testuan fuqinë e xhinxherit.

Studimi tregoi se personat  që konsumuan xhinxher përpara nisjes patën më pak simptoma të turbullimit apo përzierjes nga udhëtimi.

Xhinxheri mund të gjendet në formën e tij natyrale si rrënjë, i freskët, i bluar, në formën e lëngut, apo ushqimeve të tjera.

Nëse vuani nga simptomat e turbullimit nga automjetet dhe po përgatiteni të shkoni diku në çdo rast sigurohuni të keni xhinxher me vete.

Konsumoni xhinxher të paktën disa orë para se të nisni udhëtimin kur bëhet fjalë për një udhëtim të shkurtër.

Nëse po përgatiteni për një udhëtim që zgjat më shumë se 7-8 orë është mirë të filloni të konsumoni xhinxher që një ditë përpara.

Gjatë udhëtimit vazhdoni ta konsumoni në intervale të ndryshme kohore, në momente që e ndjeni veten të dobët.

Ju mund të përgatisni fare lehtë çaj natyral me xhinxher dhe ta keni me ju gjatë gjithë kohës.

Përgatitja

Prisni 6-7 feta nga 1 cm nga rrenja e xhinxherit dhe vereni te ziejë në 1/2 l ujë të valuar.

Lëreni të ziejë për 6-7 minuta dhe më pas hidheni në një filxhan apo shishe për ta marrë me vete.

Recetën mund ta pasuroni me mjaltë apo limon sipas dëshirës.


Top Channel

You may also like