Ju lutem, mos ma largoni, nuk ka kuptim shtëpia pa të

by admin
Spread the love

Rrëfimi i këngëtarit Luiz Ejlli pak ditë më parë në shtëpinë e Big Brother Albania ka prekur opinionin publik. Ai ka treguar se vuan nga një sëmundje e rrallë, por mbrëmjen e sotme këngëtari tha se nuk është ai i sëmurë, por kjo është historia e shokut të tij. Por, kjo histori, që për momentin nuk dihet si të trajtohet, i ka shokuar banorët.

Një prej tyre ka qenë edhe Kiara, e cila ka qenë personi të cilës Luizi i ka rrëfyer gjithçka. Por ashtu si banorët e tjerë, edhe ajo ka mbetur e shokuar pas mohimit të Luizit se nuk është ai që është sëmurë.

Kiara: Nuk e di uroj të bëhet më e mira por pa Luizin nuk ka kuptim kjo shtëpi.

Zhaklina: Më habit Kiara. E shoh të gllabëruar komplet nga Luizi. Po vuan nga një sëmundje e krijuar dhe kjo nuk është e drejtë.

Arbri: Mëshira është hyjnore. Është si film kjo e sotmja, jam i gatshme jo vetëm për Luizin, por duhet që Luizi me patjetër të vizitohet që të binden të gjithë, sepse nuk mund të thuash mendoj që jam sëmurë. Nuk mund të trajtojmë një thriller këtu.

You may also like