JPMorgan pranon të paguajë $75mln për akuzat e bashkëpunimit financiar me pedofilin Jeffrey Epstein në trafikun e minoreneve në Ishujt Virgin

by admin
Spread the love

Gjiganti bankar JPMorgan Chase ka pranuar dje të paguajë Ishujt Virgin $75 milionë dollarë për mbylljen e një padie sipas të cilës ka ndihmuar rrjetin e trafikut njerëzor të financierit pedofil Jeffrey Epstein, duke mos i dhënë rëndësi sinjalizimeve që vinin nga aktiviteti tij bankar.

Marrëveshja vjen një muaj para datës së gjyqit në Manhattan për lidhjet e saj me Epstein, për të cilat kreu i saj Jamie Dimon në maj thoshte se nuk dinte asgjë për arrestimin e mëparshëm të trafikantit të minoreneve në vitin 2019.

JPMorgan nuk pranon shkelje të ligjit si pjesë e marrëveshjes, e cila parashikon gjithashtu $30 milionë të dërguara për organizatat e bamirësisë në Ishujt e Virgjër, dhe $25 milionë për infrastrukturën dhe organet e rendit në vend.

Në padinë e ngritur në mars ndaj JPMorgan thuhej se Staley — ish-kreu i bankës Barclays i detyruar të dorëhiqej në 2021 për skandalin Epstein— duhet të bëhet përgjegjës për dëmet ndaj JPMorgan për përfshirjen me pedofilin famëkeq.

Fillimisht vendi kërkonte të paktën $190 milionë për zgjidhjen e padisë, që janë më shumë se dyfishi i marrëveshjes së djeshme.

Në qershor, bankierët e JPMorgan kishin pranuar të paguanin $290 milion për mbylljen e një padie me viktimat e financierit të lartë pedofil Epstein, duke përfshirë anonimen Jane Doe dhe një tjetër akuzuese të paemëruar të Epstein.

Në deklaratat e tyre u zbulua se JPMorgan kishte lidhje të thella me Epstein, që shpjegon dhe dëmshpërblimet e fundit me akuzuesit.

Më 12 dhjetor 2008, një nga të akuzuarat, Mary Erdoes — bankiere e lartë e  JPMorgan, jepte alarmin me shefat e saj teksa skandali i Madoff niste të dilte në dritë.

Gjashtë muaj më herët në qershor 2008, Epstein kishte pranuar për herë të parë akuzat e prostituimit të një minoreneje.

Erdoes, e cila punonte për JPMorgan prej vitit 1996 u bë shefe e aseteve të bankës në 2009, dhe vazhdoi të bashkëpunonte me financat e Epstein deri në 2013, kur u ngritën ankesat e para të bizneseve të pista të trafikut nejrëzor në lidhje me Epstein, shkruan rrjeti amerikan TheNewYorkPost.

Në dokumentet e gjyqit thuhet: “Erdoes kërkonte personalisht ndihmën financiare të Epstein për një cështje taksash në rangun e $600 milionëve, për llogari të një klienti të paidentifikuar të JPMorgan.”

Në përgjigje të kësaj, përfaqësuesi i JPMorgan, Darin Oduyoye tha asokohe për mediat: “Mary ka ruajtur gjithmonë për vete dhe kolegët e saj standarde të larta besimi e integriteti”.

Por banka nuk e hoqi Epstein nga lista e klientëve deri në vitin 2013, kur veprimet e tij po mësoheshin gjerësisht në publik.

Banka JPMorgan kishte vijuar të ruante komunikimet me Epstein edhe gjatë burgosjes së tij të parë, si një nga klientët ‘me xhepat më të thellë’ në JPMorgan.

Një nga lidhjet e tjera të Epstein ishte bashkë-themeluesi i Google, Sergey Brin, i cili u bë me vone një nga klientët kryesorë të bankës me investime prej rreth $4 miliardë.

Padia e Ishujve të Virgjër thotë se “Brin u bë klient i JPMorgan në San Francisco në 2004” — një vit pasi u prezantua aty nga Epstein.

“Marrëdhënia me Brin është një nga më të fuqishmet për bankën me rreth 4 miliardë dollarë,” shkruante bankieri Robert A. Keller në një dokument, sipas padisë së Ishujve të Virgjër, vendi ku  financieri i lartë pedofil  Epstein zotëronte disa ishuj privatë, mes të cilëve dhe Little St. James — i njohur si “ishulli i pedofilëve” — ku Epstein dhe ortakja e tij Ghislaine Maxwell prisnin të ftuar të lartë duke abuzuar vajza minorene të paavantazhuara që rekruronin .

Ortakë të tjerë që Epstein ka afruar me bankën  përmenden emra si: Bill Gates, sulltani i Dubait, Princi i Anglisë Andrew, trashëgimtari amerikan Thomas Pritzker, financieri Glenn Dubin “dhe shumë klientë të tjerë ultra të pasur.”

Epstein raportohet se kreu vetëvrasje në burg teksa pritej të dilte në gjyq në 2019.