Jozefina Topalli thirrje demokratëve: Të lënë mënjanë ndasitë, vetëm të bashkuar ndryshojmë situatën në vend

by admin
Spread the love

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka deklaruar se Partia Demokratike duhet të ecë përpara e bashkuar duke lënë mënjanë ndasitë mes dy grupimeve brenda kësaj force politike.

Ajo tha në njjë deklaratë për mediet ditën e sotme se të bashkuar, do të mund të ndryshojnë situatën politike në Shqipëri.

“Është një fazë e mirë me të cilën mund të punohet. Politika është e komplikuar, është me fat kur koherenca dhe bashkimi ecën bashkë. Por duhen gjetur format dhe mënyra për të ecur përpara sepse bashkë ndryshojmë situatën në Shqipëri. Kështu nuk ecet më”, u shpreh Topalli.

You may also like