Jovanovski: Tërhiqen autobusët nga bllokadat, do t’i jepet hapësirë negociatave me kryeministrin

by admin
Spread the love




Protestat ndërpriten dhe pas kësaj konference për shtyp autobusët tërhiqen nga bllokadat. Do ti jepet hapësirë dialogut që e propozoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, informoi pasdite në një deklaratë për media, Lenin Jovanovski, drejtori i “Slloboda prevoz”.

“Ne e pranojmë idenë që ne si përfaqësues të transportuesve privatë që e kanë atë dokumentacion ta prezantojmë në atë takim, pranojmë dhe insistojmë që të ketë përfaqësues nga qyteti i Shkupit, si dhe nga NQP, ku do të ballafaqojmë argumentet me të cilat disponojmë të tri palët”, tha Lenin Jovanovski.

Menjëherë pas deklaratës së Jovanovskit, transportuesit filluan t’i largojnë autobusët nga bulevardi Ilinden, ku ishin vendosur prej disa ditësh.

Kryeministri Kovaçevski, sot bëri thirrje që transportuesit ta lirojnë rrugën e më tej të ulen e të bisedojnë për gjetjen e zgjidhjes.


You may also like