Jovanovski: Përpos rritjes së çmimeve shqetësues është edhe ngadalësimi i aktivitetit ekonomik

by admin
Spread the love




Nënkryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Zoran Jovanovski, në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se çmimet filluan të rriten që nga viti i kaluar. Në disa vende sipas tij shkalla e inflacionit ishte në nivel9in më të madhe në 10 vitet e fundit.
“Pra kishim inflacion para se të fillojë lufta, ndërsa tani me luftën në Ukrainë kishte shpërthim, ngase nuk dihet se çfarë do të ndodhë me çmimin e naftës, çmimin e grurit dhe në rrethana të tilla filluan të rriten çmimet e shumë prodhimeve ushqimore”, tha Jovanoski, raporton SHENJA.
Ai tha se nuk përfundon problemi vetëm me rritjen e çmimeve, paralelisht po ndodh një proces tjetër “Ai rikuperim për të cilin tham, nuk do të ndodhë, posaçërisht në Evropë, ndërsa për ne është me rëndë i Evropa dhe sidomos Gjermania me të cilin kemi shkëmbime më të mëdha”, u shpreh Jovanovski.
Sipas tij ngadalësimi i aktivitetet ekonomik është shqetësues, ndërsa kjo donë të thotë edhe humbje të vendeve të punës.


You may also like