Jovan Mitrevski i LSDM-së zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit

by admin
Spread the love

Me 64 vota “pro” nga 104 deputetë të pranishëm, Jovan Mitrevski u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit.
Vendimi u prit me duartrokitje të forta nga të zgjedhurit e asamblesë.

Mitrevski dha një deklaratë solemne para deputetëve dhe më pas mori pozitën e re parlamentare.

Ai në fjalën e tij ka falënderuar kryetarin e mëparshëm të Kuvendit, Talat Xhaferin, që ka siguruar, siç tha ai, një kuvend funksional në kohë të vështira.

“Zgjedhja e detyrës është edhe më e madhe dhe do të vazhdoj të punoj në interes të qytetarëve dhe shtetit me intensitet më të madh. Mbetem i hapur për bashkëpunim me të gjitha grupet parlamentare përderisa shoh, mendoj dhe ndjej se kjo që po bëhet në anën e kundërt është në interes të qytetarëve dhe shtetit”, tha Mitrevski. /SHENJA/

MARKETING



You may also like