Jota mposht Leicesterin, Arsenali rigjen fitoren dhe i afrohet zonës Champions

by admin
Spread the love

Liverpool merr fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe ngushton në 9 pikë diferencën me kryesuesit e Manchester City. “Të kuqtë” kanë mposhtur 2-0 në “Anfield” Leicesterin, falë golave të shënuar nga Diogo  Jota, nga një për çdo pjesë.

Janë miqtë ata që rrezikojnë të parët me Maddison, por më pas Liverpooli merr në zotërim ndeshjen dhe fillon të shfaqet rrezikshëm në portën e “dhelprave”. Jota zhbllokon ndeshjen në minutën e 34-t, ndërsa Firmino i afrohet golit të dytë në përfundim të pjesës së parë.

Jota dhe Salah rrezikojnë në pjesën e dytë, por portieri Kasper Schmeichel është i pakalueshëm. Portieri i Leicesterit reziston deri në minutën e 87-të atëherë kur Jota shënon edhe golin e dytë për vendasit.

Arsenali rikthehet tek fitorja në kampionat, pasi ka mposhtur 1-0 në transfertë Wolves. Gabriel ka shënuar për “topçinjtë” në mesin e pjesës së parë, golin që ka vulosur rezultatin e kësaj sfide.

Martinelli ka marrë karton të kuq dhe Arsenali është detyruar të luajë 20 minutat e fundit me një lojtar më pak, por gjithsesi ka arritur që të ruajë avantazhin e krijuar në pjesën e parë.

Falë këtij suksesi londinezët i afrohen zonës që të çon në Champions League, madje parakalojnë Manchester United në tabelën e klasifikimit. / Oversport.tv

Angli – Premier League / Java e 24-t

Liverpool-Leicester 2-0

Jota 34’, 87’

Wolves-Arsenal 0-1

Gabriel 25’

You may also like