Jose Mourinho e mendon largimin nga Roma

by admin
Spread the love

E ardhmja e Jose Mourinhos në krye të Romës është në dilemë.

Strategu portugez duke folur për mediet italiane, e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga kryeqytetit italian.

Ish-trajneri i disa klubeve të mëdha evropiane, ka thënë se nuk e di të ardhmen e tij.

“Nuk e di nëse do qëndroj. Nuk kam folur akoma me Friedkin, për këtë nuk mund të përgjigjem për të ardhmen time”, ka thënë Mourinho.

Portugezi gjatë verës që lamë prapa, kishte refuzuar një super-ofertë nga Arabia Saudite.

Mourinho sipas medieve të huaja, është i lidhur edhe më rikthimin në krye të bankinës së Real Madridit pasi që Carlo Ancelotti në fund të këtij sezoni, do ta mbyll aventurën tek “Los Blancos”.

You may also like