Josa: Vllaznia në gendje optimale, ekipi më është përgjigjur

by admin
Spread the love

Në prag të sfidës kundër Universitatea Craiova në kuadër në Conference League, tekniku i Vllaznisë Mirel Josa foli në konferencën për shtyp për të dhënë përshtypjet e tij mbi ndeshjen. Ai u shpreh i sigurt se ekipi është në gjendje optimale për këtë sfidë.

“Jam i sigurt që Vllaznia është në gjendje optimale për këtë sfidë. Zhvillimi i ndeshjes për në turin e dytë të Conference League na ka bërë mirë sepse kemi pasur kohë më shumë për tu përgatitur. Kemi pasur pushimin e duhur, të gjithë duan pushimin e duhur për tu përgatitur për fazën përgatitore.”

FORMACIONI-  “Nuk kam pasur shumë gjëra për të ndryshuar, sepse ekipi më është përgjigjur. Kemi pasur problemin e Latifit, të cilin do ta sjellim në gjendjen e duhur ngadalë. Lojtarët e dinë se cili do ta nisë nga fillimi dhe cili do të jetë i gatshëm.”

KUNDËRSHTARI- “Universitatea Craiova është një kundërshtar që është me histori në futbollin e Rumanisë. Unë e mbaj mend kur kam luajtur vetë kundër Dinamos së Bukureshtit, kanë qenë tre skuadrat e para së bashku me Steauan. Shoh një infrastrukturë shumë të mirë, ka një president që e njeh futbollin dhe kjo është anë pozitive për një skuadër.

I kemi parë ndeshjet e kësaj skuadre, i kam ndjekur edhe lojtarët në mënyrë individuale dhe këtë për interesimin që kam pasur për kundërshtarin, por mua më intereson se çfarë duhet të bëjë skuadra ime. Craiova ka luajtur vjet ndaj Laçit dhe ky fakt ne nuk na favorizon sepse do t’i marrim masat ndryshe.”

 

 

You may also like