Josa: Vllaznia është ndërtuar për të qenë në krye, ndaj Kastriotit të evitojmë gabimet

by admin
Spread the love

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka folur për mediat në prag të sfidës së nesërme kundër Kastriotit, që do të zhvillohet në orën 13:00 dhe do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo.

“Nuk dua të dal në analizë të dy ndeshjeve të fundit. Të dyja kanë pasur natyra komplet të ndryshme me njëra-tjetrën. Sidomos ndeshja me Tiranën dhe ndeshja me Egnatian. Më intereson shumë problemi se si do të zhvillohet ndeshja e nesërme, duke pasur parasysh morali i skuadrës, duke pasur parasysh impenjimin e tyre. Them kështu sepse janë ndeshje kampionati dhe pa kthim mbrapa.

Me ekipin është punuar. Që të punohet për ngritjen e moralit të një skuadre duhet të jemi të gjithë bashkë. Duhet të jemi duke filluar që nga drejtuesit e skuadrës, duke filluar që nga drejtuesit teknik të skuadrës, duke filluar që nga lojtarët.

Kastrioti? Në radhë të parë i uroj suksese Ardit në këtë rifillim të vonshëm të tij. e kam dhe mik. E kam dhe shok. E kam pasur bashkë-lojtar. I uroj suksese për vazhdimësinë. Ardi e ka treguar veten edhe me Tiranën që edhe kur ka qenë trajneri i Tiranës, ka treguar që është i aftë për këtë punë. Do të jetë një ndeshje e hapur. Një ndeshje e luftuar. Duke pasur parasysh dhe momentet në këtë kohë të keqe, që po kalon e gjithë Shqipëria, duhet të kemi shumë parasysh, që mos të kujtojmë që do bëhen të gjitha ndeshjet me të njëjtën natyrë. Kushte të tjera këtu, kushte të tjera atje. Ndeshja do të jetë shumë e fortë, shumë e luftuar. Duhet të kemi parasysh që gabimet që bëmë me Egnatian, atje nuk duhet t’i bëjmë fare. Është thikë me dy presa.

Unë nuk shkoj me llogari afatgjata. Klubi ka disa objektiva. Ne nuk duhet të shkojmë duke parë shumë larg, sepse në futbollin shqiptar, jo vetëm Vllaznia, janë shumë gjëra që ndryshojnë nga java në javë. Duhet të fokusohemi patjetër te ndeshja me Kastriotin. Objektivat e klubit janë të jemi në vend të parë të klasifikimit dhe të vazhdojmë dhe për Kupën.

Interesim nga Kosova? Unë nuk kam pasur asnjë lloj kontakti. Unë respektoj ekipin aktual që jam. Kam një kontratë me të. Nëse ka interesim, sepse kur ka interesim për një person në skuadër, qoftë trajner, qoftë pjesëtar i stafit, qoftë lojtar, duhet ta respektosh”, ka thënë mes të tjerash Josa. / Oversport.tv

You may also like