Jonida Maliqi zbulon pse nuk shkoi në mbrëmjen e maturës

by admin
Spread the love

Këngëtarja Jonida Maliqi ka rrëfyer një episod të veçantë nga jeta e saj. E ftuar në “Style Star” si jurist, Maliqi, teksa komentonte veshjet që kishin zgjedhur konkurrentët, ka folur pak edhe për jetën e saj personale.

Ajo tregoi se kur ka qenë 17 vjeç, nuk ka shkuar në mbrëmjen e maturës por ka preferuar të kalojë një darkë romantike në shoqërinë e partnerit të saj i cili më pas u bë bashkëshorti.

“Unë nuk kam shkuar në mbrëmjen e maturës. Klasa ime përbëhej nga 13 meshkuj dhe vetëm 6 vajza në Liceun Artistik. Për më tepër në atë periudhë unë po përjetoja një dashuri të madhe dhe i thashë mamit po shkoj në mbrëmje mature dhe dola për darkë me të dashurin,”- është shprehur Jonida.

Jonida Maliqi tashmë është beqare. Ajo është ndarë prej disa vitesh nga ish bashkëshorti me të cilin ka edhe një djalë. Gjithashtu u përfol shumë vitet e fundit për romancën me Romeo Veshaj, që dhe ajo mori fund shpejt.

Arsyeja kryesore thuhet se ka qenë diferenca e ndjeshme në moshë mes këngëtares dhe aktorit, pasi dihet që paragjykimet në Shqipëri janë shumë të mëdha sidomos për këto raste.

Ndërkohë, Jonida përvecse muzikës ku ka premtuar që këtë vit do sjellë shumë këngë të reja pas një shkëputjeje të gjatë, vazhdon dhe programin e saj të përjavshëm “Jonida’s Room”.


You may also like