Johnson kundër ish aleatit: Mbështesni këdo, por jo ish ministrin Rishi Sunak

by admin
Spread the love

 Duket se Boris Johnson nuk po i del e keqja, ndaj ish- ministrit të tij të Financave, Rishi Sunak, njëri prej dy ministrave që kërkuan dorëheqjen e tij.

Rishi Sunak është aktualisht në krye të garës me më shumë vota ndër deputetët konservatorë, ndërkohë që stafi i Boris Johnson sipas the Times, u kanë thënë kandidatëve të skualifikuar,  ndërkohë që mbështetësit e tyre të mos mbështesin kandiaturën e Rishi Sunak, një milioner dhe dhëndri i një miliarderi indian.

“E tërë kryeministria e urren Sunak, dhe duket si diçka personale”, shkruan kjo gazetë.

Sipas The Times, Boris Johnson mbështet ministren e Jashtme Liz Trus, paradoksalisht një kundërshtare e Brexit, çka është arritja më e madhe e Boris Johnson.

Sipas medias, Johnson ka shprehur shqetësimin se ai do jetë i butë me Putinin dhe luftën e tij në Ukrainë dhe do lehtësojë sanksionet ndaj Rusisë, por edhe aleatë të Johnson thonë se kjo nuk është e vërtetë.

Raundi i ardhshëm i eliminimit të kandidatëve për kryeministër të Britanisë, është të hënën derisa të mbesin dy kandidatë  që do luftojnë për votat e anëtarësisë së partisë Konservatore, për të marrë postin më 5 shtator, ndërkohë që Johnson do dorëzojë zyrtarisht dorëheqjen tek Mbretëresha për t’i hapur rrugën pasuesit të tij një ditë më pas që të hyjë në 10 Downing Street.

Britania ndodhet dimrin e ardhshme përpara një krize të thellë ekonomike dhe Rishi Sunak, me origjinë aziatike dhe një ekonomist i spikatur, argumentueshëm mund të jetë një zgjidhje e duhur.

Por a do e votojë anëtarësia e konservatorëve të djathtë gjerësisht me një background të pasur dhe me shumicë dërmuese të bardhë,  për kryeministër një kandidat me sfond britaniko-aziatik.

Kjo mbetet të shihet, por jo pak argumentojnë se zgjedhja e kryeministrit të ri të ardhshëm është vendimtare në aspektin ekonomik dhe gara nuk është thjesht një reality show televiziv.


Top Channel

You may also like