Joaquin nuk ndalet pavarësisht moshës, 41-vjeçari rinovon kontratën me Betis

by admin
Spread the love

Joaquin nuk ka në plan të ndalet nga futbolli i luajtur. Për pak javë, veterani i Real Betis do të mbushë 41-vjeç, por kjo gjë nuk e ka penguar që të rinovojë kontratën edhe për një vit me klubin spanjoll.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Betis me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtare. Në të thuhej se Joaquin Sanchez Rodriguez ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë lidhur me Betis të paktën deri në vitin 2023.

Joaquin është rritur në radhët e Real Betis ku edhe shpërtheu në futbollin profesionist. Më pas, pas eksperiencave me Valencian, Malagën dhe Fiorentinën, Joaquin u rikthye në shtëpi ku po kalon një formë të mirë, aq sa në Spanjë po e quajnë “Benjamin Button”. /oversport.tv

Foto: Real Betis Balompié, Facebook

You may also like