Joao Cancelo shpreh dëshirën të qëndrojë tek Barcelona: Jam krenar me karrierën time

by admin
Spread the love

Mbrojtësi portugez i Barcelonës, Joao Cancelo dëshiron të qëndrojë në Barcelonë, dhe gjigantët katalanas janë gjithashtu të prirur ta mbajnë atë, sipas raportimeve të mediave spanjolle.

29-vjeçari Cancelo ka shprehur qëndrimin e tij para drejtuesve të Barcelonës, kur është pyetur nëse dëshiron të vazhdojë të luajë për skuadrën edhe sezonin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

“Isha me fat që luaja vetëm për ekipe të mëdha. Jam krenar për karrierën time sepse askush nuk më dha asgjë falas. Unë arrita gjithçka me shumë sakrifica,” tha Cancelo.

“E di që asgjë nuk është e sigurt për të ardhmen, por do të doja të qëndroja” komentoi Joao Cancelo.

Pritet që klubi anglez, Man City, të insistojë në një shumë prej rreth 40 milionë eurosh për nënshkrimin e futbollistit portugez.

/GazetaBlic Sport

You may also like