Jo vetëm Sterling, Chelsea gati t’i rëmbejë një tjetër lojtar Manchester Cityt

by admin
Spread the love

Jo vetëm Raheem Sterling, Chelsea është i gatshëm të blejë një tjetër lojtar nga Manchester City. Sipas asaj që raporton “The Sun”, Thomas Tuchel kërkon me ngulm mbrojtësin Ake.

Holandezi shihet si lojtari perfekt për skemat e Chelseat i cili në këtë merkato vere ka humbur dy mbrojtës të rëndësishëm. Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger nuk do të jenë më pjesë e “Bluve të Londrës” pasi kanë firmosur respektivisht me Barcelonën dhe Real Madridin.

Chelsea ndërkohë do të transferojë nga City edhe yllin anglez Raheem Sterling. Presidenca e re kërkon të bëjë ndërhyrjet e duhura në merkaton e verës në mënyrë që të mos lejojë ekipin të ketë rënie. /oversport.tv

Foto: www.mancity.com

You may also like