Jo vetëm me Zvicrën, Kosova do të ketë miqësore edhe me Burkina Faso

by admin
Spread the love

Federata e Futbollit të Kosovës ka zyrtarizuar edhe miqësoren tjetër që do të zhvillojë në muajin mars. “Dardanët” do të ndeshen ndaj gjysmëfinalistëve të Kupës së Afrikës, Burkina Faso.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë federata nëpërmjet një komunikate zyrtare. Ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë, ndërkohë që më 29 mars Kosova do të udhëtojë për Zyrih, ku do të zhvillojë një tjetër miqësore me Zvicrën.

“Në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars, Federata e Futbollit e Kosovës ka aranzhuar ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës e Burkina Fasos. Takimi me Burkina Fason do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë.

Kombëtarja e Burkina Fasos pak ditë më parë arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe aktualisht renditet në vendin e 56-të në ranglistën e FIFA-s, prandaj çmohet si një kundërshtare mjaft e fortë për ekipin tonë kombëtar.

Kosova ka luajtur kundër Burkina Fasos miqësore edhe në mars të vitit 2018-të dhe atë takim kombëtarja jonë e kishte fituar me rezultat 2:0.

Përveç se me Burkina Fason, Kombëtarja A do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore, atë me Zvicrën që zhvillohet në Zurich me 29 mars”, thuhej në shkrimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

/oversport.tv

Foto: Federata e Futbollit e Kosovës Facebook

You may also like