Jo vetëm Interi në garë, për Ounahi interesohet ekipi tjetër italian

by admin
Spread the love

Azzedine Ounahi nuk është vetëm një objektiv Interit për sezonin e ardhshëm, por së fundmi edhe i Napolit. Napolitanët kanë vënë në shënjestër si një objektiv mesfushorin e Angers.

Siç raportohet nga “Sportmediaset”, duke parë konkurrencën në treg, klubi francez ka rritur dyfish vlerën e marokenit. Vlera e tij në treg përpara Botërorit ishte 10 milionë euro. Skuadra të tjera të interesuara për 22-vjeçarin janë dhe Olympique Marseille dhe Leicester City.

Kontrata e cila mban të lidhur mesfushorin 22-vjeçar me Angers skadon në qershor 2026. Vlen për t’u përmendur se Ounahi ishte një nga lojtarët kyç në formacionin e Marokut në Kupën e Botës. /oversport.tv

Foto: Équipe du Maroc, Facebook

You may also like