Jo vetëm futbolli, biznesmeni CR7 zgjeron perandorinë e tij; hap klinikën e tretë në Spanjë

by admin
Spread the love

Një nga futbollistët më të fortë në botë, por edhe një sipërmarrës i aftë dhe fleksibël. Cristiano Ronaldo vazhdon të mendojë për të ardhmen dhe pas zinxhirit të hoteleve dhe gamës së produkteve të stilit të jetesës me markën CR7, ai tashmë po bën bujë në biznesin e klinikës së flokëve.

Kampioni portugez tashmë ka dy në Spanjë, një në Madrid dhe tjetrin pranë Marbella-s dhe tani është në proces hapjeje në Valencia.

Duke njoftuar zgjerimin e biznesit, CEO i klinikës Insparya Paulo Ramos, tha: “Hapja në Valencia është një pikë referimi e rëndësishme për lidershipin tonë në Spanjë dhe një hap i mëtejshëm drejt angazhimit tonë për zgjerimin ndërkombëtar dhe udhëheqjen botërore në sektorin mjekësor të flokëve”.

Kompania, e cila tashmë zotëron disa klinika në Portugali, dy prej të cilave në Porto, ka njoftuar tashmë punësimin e rreth 90 punonjësve për selinë e re në Valencia. Hoteli, stili i jetesës, flokët. Perandoria CR7 vazhdon zgjerimin e saj: e ardhmja me siguri nuk do të jetë problem për të.

You may also like