Jo vetëm Brozovic, Interi gati të rinovojë me “gardën e vjetër”

by admin
Spread the love

Nëse për Brozovicin rinovimi është diçka e kryer prej kohësh, për rinovimet e Samir Handanovic dhe Ivan Perisic kanë nisur kontaktet e para të vërteta. Interi dëshiron që të vazhdojë bashkëpunimin me dy veteranët, kontratat e të cilëve skadojnë në qershorin e vitit 2022.

Pavarësisht afrimeve të Onanës dhe Gosens, drejtuesit e kanë bërë të qartë që nuk duan të privohen nga lojtarët aktualë.

Marota e di shumë mirë se si mund të menaxhojë dy portierët, ashtu siç ka bërë me dyshen Buffon-Shezni në kohën e Juventusit. Ndërsa për krahët do të mendojë Simone Inzaghi, i cili ka dy anësorë që ofrojnë garanci si kroati dhe ish-lojtari i Atalantës.

Perisic është duke bërë një sezon fantastik dhe mund të japë kontribut për dy sezonet e ardhshme te zikaltrit. Gjatë këtyre ditëve ka pasur disa kontakte mes drejtuesve dhe menaxherit të lojtarit. Atij i është bërë oferta për 2 vite me opsion edhe një tjetër me 3.5 milionë në vit. Për Handanovicin ndryshojnë termat ekonomikë dhe kohorë. Vetëm një vit me pagë nën 3 milionë euro. / Oversport.tv

You may also like