Jo vetëm Ancelotti, Ronaldo sugjeron edhe një tjetër legjendë për Brazilin

by admin
Spread the love

Carlo Ancelotti duket shumë pranë pankinës së kombëtares së Brazilit.

Tekniku italian i impenjuar aktualisht me Real Madrid, pritet që në fundin e sezonit aktual të nisë një eksperiencë e cila do të ishte unike në karrierën e tij pasi kurrë më parë nuk ka drejtuar një kombëtare.

Emri i Ancelottit i është propozuar presidentit të Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues nga Ronaldo “Fenomeni”. Ish-sulmuesi i famshëm ka mjaft ndikim në Federatë dhe së fundmi pritet që të bëjë një tjetër propozim për Rodrigues. Duke qenë se Juninho është në fundin e mandatit të tij si drejtor teknik, Ronaldo preferon të shikojë në këtë rol Ricardo Kaka.

Fenomeni beson se marrëdhënia e ngushtë e Ancelottit me ish-nxënësin e tij te Milan, aty ku fituan shumë së bashku, do të bënte që Selecao të kishte shumë përfitime. Në letër, Ancelotti-Kaka duken dyshja e ëndrrave për pesë herë Kampionët e Botës, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete ku sigurisht objektivi i parë për Federatën amerikano-latine është firma me trajnerin italian./ Shqip


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like