“Jo, ju lutem! Shpresoj të mos ndodhë”, Lewandowski kërkon fat nga shorti

by admin
Spread the love

“Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga. Kur Barcelona trokiti në derë këtë herë, ishte i vetmi opsion për mua. Kisha oferta të tjera, por nuk më interesonin”, u shpreh Robert Lewandowski rreth transferimit tek ekipi katalanas.

Në një prononcim për Bild, Lewandowski shpreson që ai dhe shokët e rinj të skuadrës të kenë fat në shortin e Champions League, teksa shpreson që të mos përballet menjëherë me bavarezët.

Nuk do të doja të përballesha me Bayernin në fazën e grupeve të Champions League, absolutisht jo! Kjo nuk duhet të ndodhë në fazën e grupeve. Është ende shumë herët. Për mua do të ishte një ndjenjë e çuditshme.

Dëshira ime është e thjeshtë: të lutëm, jo ndeshje kundër Bayernit. Si do të më prisnin tifozët gjermanë? Shpresoj në një mënyrë pozitive. Kam vetëm kujtime të bukura nga koha e kaluar te Bayerni, historia që patëm me këtë klub do të mbetet gjithmonë në zemrën time“, theksoi goleadori polak.


Top Channel

You may also like