Jetoni “Sex and the City-n” tuaj nëse ju bie rruga në New York. Për kaq pak lekë mund të flini në apartamentin e Carrie Bradshaw dhe të vishni gjërat e saj!

by admin
Spread the love

Warner Bros dhe Airbnb kanë rikrijuar me shumë kujdes apartamentin prej gurësh të murrmë të Carrie Bradshaw, i përjetësuar për herë të parë në shfaqjen e hershme të HBO-së dhe për nder të vazhdimit të ardhshëm, “And Just Like That”.

Muret e lyera me fëstëk janë aty, ashtu si edhe telefoni pa tela i viteve 2000. Laptopi i zi i Carrie-t qëndron në një tavolinë në një cep, i zbukuruar me një shënim (për fjalëkalimin WiFi – jo nga Berger.)

Raftet janë stolisur me gjithçka, duke filluar nga gotat martini të përsosura për të bërë koktejet kozmopolitan  dhe botimet e Vogue.

Dhe pastaj vjen dollapi. I mbushur plot me fustane me fruda, pala dhe me shumë “xixa” dhe sigurisht, nuk mungon Manolo Blahniks. Artikujt ikonë të modës nga seriali, nga gjerdani i artë Carrie si dhe tutu-ja e Patricia Field që Bradshaw vesh në hapje të serive, shërbejnë si vezë elegante Pashkësh, gati për këdo që t’i provojë.

Duke pranuar se moda është një nga arsyet kryesore pse njerëzit e duan “Sex and the City” dhe seritë e  ardhshme “And Just Like That”, Airbnb dhe WarnerBrothers po i inkurajojnë mysafirët e tyre të pozojnë të veshur. Ata madje do të organizojnë një përvojë të personalizuar stilimi dhe fotosesioni.

Rezervimi për apartamentin Bradshaw hapet më 8 nëntor në mesditë. Kushton 23 dollarë në natë – një odë numerike për datën e premierës së “Sex and the City” njëzet e tre vjet më parë – dhe ndodhet në lagjen Chelsea të Nju Jorkut.

Më poshtë, bëni një turne nëpër apartamentin e Carrie Bradshaw. . . dhe ndoshta filloni të planifikoni vetë një udhëtim në Nju Jork./revistawho.com

 

You may also like