Jeton Gashi ankohet në referim: I kemi shkruar FFK-së

by admin
Spread the love

Presidenti i klubit të futbollit Ulpiana 1926 nga Lipjani, reagon në lidhjen me referimin në ndeshjen e sotme mes Vjosës dhe Ulpianës, në kuadër të javës së 17-të të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.

Vjosa e fitoi sfidën me rezultat 4:2 ndaj Ulpianës.

Cila është arsyeja e reagimit nga ana e Gashit?  

“Siç e kemi pritur, Qëndrim Vata edhe kësaj radhe ishte protagonisti kryesor në ndeshjen FC Vjosa – KF Ulpiana

Për referin në fjalë i kemi shkruar e-mail zyrtarisht Federatës së Futbollit të Kosovës, ku kemi kërkuar që të ndërroj referin Qëndrim Vata pasi që e kemi ditur se si vepron po i njëjti refer.

Referi Qëndrim Vata ishte protagonisti kryesor i  ndeshjes së sotme, ku edhe i dha epilog kësaj ndeshje, ku me theks të veçantë po i ceki këto dy raste:

1. Rasti kur sulmohet portierit Albin Tershana nga 3 lojtarë, dhe vetëm 1 lojtarë nga FC Vjosa ndëshkohet me karton të kuq. Vlen të theksohet që portieri Tershana është lënduar rëndë në krahëror dhe qafë nga sulmi i 3 lojtarëve të FC Vjosa.

2. Rasti kur ndëshkohet me kartonin e dytë të verdh lojtari Lavdim Grainca pa asnjë arsye, vetëm që të barazohet me lojtarë me FC Vjosa”, reagon Jeton Gashi.

You may also like