Jetmir Olldashi bën deklaratën e fortë: Është dhënë urdhri për të fshirë të gjitha shkrimet e mia

by admin
Spread the love

Vijon mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Gjate dëshmisë së gazetarit Jetmir Olldashi anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor bojkotojnë komisionin.

Gjatë dëshmisë së tij Olldashi ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se është dënuar nga një gjyqtar që lëviz me porsh me targa amerikane në Tiranë dhe nuk kalon në filtrin e Vettingut.

Olldashi më tej u shpreh se avokati i Mërtirit i ka thënë avokatit të tij që të fshihen të gjitha shkrimet për inceneratorët por ata nuk kanë pranuar.

Jetmir Olldashi: Si puna ime kanë qenë disa media që kanë qenë paditur. Fati e deshi që unë të dënohesha i pari. Lidhur me aferën e inceneratorëve kam pasur dijeni që në vitin 2016. Kemi bërë një emision të tërë lidhur me këtë fakt pa u dhënë akoma PPP-të e tre inceneratorëve. Në vijim jemi marrë edhe me shkrimet që Zoto, Gugallja dhe Mërtiri kishin me kompanitë në Holandë. Në aferën 60 mln dollarë në Zimbabve Ilir Dedja dhe Mirel Mërtiri ishin në këtë projekt i cili rezultoi me arrestimin e Ministrit të Shëndetësisë në atë vend. Ekziston foto. Kanë bërë biznes bashkë. Ministri i ndërkohë në Shqipëri nisën aferat e inceneratoreve.

Kishim të bënim me një person që kishte shkuar atje me nje identitet tjetër. Ne ishim thjesht përkthyesit e atij informacioneve. Si është e mundur që një ministër atje është arrestuar dhe këtu Mërtiri vijonte përfitonte miliona euro.

(Anëtarë të PS largohen nga mbledhja)

Jorida Tabaku: Ju bëj thirrje mos bojkotoni komisionin. E kuptoj që nuk doni që shqiptarët të dëgjojnë faktet. Mbledhja ka filluar me kourom dhe do të vazhdohet

Jorida Tabaku: A ka pasur media juaj një buxhet për marketing?

Jetmir Olldashi: Avokati i Mërtirit i ka thënë avokatit tim që të fshijmë të gjitha shkrimet dhe përgjigja ka qenë e prerë nga ana e tyre dhe ne nuk kemi pranuar oferta marketing nga kompanitë që ne mendonim se kishin problem.

Unë jam dënuar nga një gjyqtar që lëviz me porsh me targa amerikane në Tiranë dhe nuk kalon në filtrin e Vettingut.

Jorida Tabaku: Dua t’ju përgëzoj për kurajon që keni pasur ju dhe gazetarë të tjerë për t’i shkuar deri në fund kësaj afere. Duhet të mposhtim frikën

You may also like