Jeta në Kosovë u shtrenjtua për 11.2 përqind nga prilli i vitit 2021 (GRAFIKË)

by admin
Spread the love

Norma vjetore e inflacionit është rritur për 11.2 përqind, krahasuar me muajin prill të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Inflacioni mujor është më i lartë, në një mesatare prej  1.5 përqind në muajin prill, krahasuar me muajin mars.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te buka dhe drithëra, mishi, qumështi, djathi dhe vezët.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te energjia elektrike me minus 7.3 përqind, për shkak të rënies së konsumit të energjisë elektrike në muajin prill, krahasuar me muajin mars, me një ndikim prej minus 0.2 përqind.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te pemët, veshjet dhe këpucët. /Klankosova.tv/

You may also like