» Jeta e trazuar sentimentale e Rike Roçit, si po e mban banorja e BBV sekret partnerin e ri pas ndarjes nga boksieri

by admin
Spread the love

Rike Roçi është duke jetuar për së dyti eksperiencën e saj në “Big Brother” dhe është shndërruar shpejt në një nga personazhet më të ndjekur. Shpesh shkak janë bërë edhe debatet e nxehta u ajo ka qenë protagoniste, apo xhelozia e Ilnisës.

 

Gjatë spektaklit të fundit, dy vajzat patën një përplasje shumë të ashpër, ku shkak ishte pikërisht afërsia e Rikes me Meritonin. Vetë konkurrentja sqaroi se me moderatorin Kosovar janë vetëm miq dhe se ai ishte mik i njeriut të saj të zemrës, duke mos zbuluar më shumë detaje. Mikja e ngushtë e konkurentes së “Big Brother VIP” Rike Roçi, Anxhi Qerimi së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur më shumë për jetën personale të banores.

rike roci

E pyetur nga moderatorët nese Rikja është në një lidhje jashtë shtëpisë, ajo tha që banorja është në një njohje me një djalë para se të bëhej pjesë e spektaklit, por akoma nuk është lidhur.

“Rikja po njihej para se të hynte, në një periudhë shumë të shkurtër me këtë djalin, por jo se ka ndonjë marrëdhënie jashtë shtëpisë”, tha Anxhi. Përsa i përket afërsisë së madhe me moderatorin Meriton Mjekiqi, ajo u shpreh se Rikja përafohet kështu me të gjithë pasi është një person i dashur dhe ka një zemër të madhe.

rike roci meriton mjekiqi

“Nuk e besoj, është keqkuptuar duke qenë se unë e njoh Riken, ajo kështu përqafohet me të gjithë, është thjesht person i dashur, ka një zemër shumë të madhe”,– u shpreh mikja e Rikes.

rike-roci-meriton-4452

Por, teksa një dashuri e re po lind për Riken, një tjetër raport i rëndësishëm për të është mbyllur kohë më parë. E kemi fjalën pikërisht për lidhjen e rëndësishme që ajo kishte me Krist Prengën. Rike Roçi, konfirmoi lidhjen e saj me boksierin shqiptar, Kristian Prenga, për ditëlindjen e tij.

rike roci kristjan prenga

Ishte vetë Rike, që me anë të një postimi në “Instagram” zbuloi gjithçka rreth lidhjes që çifti ishte përjekur ta mbante të fshehtë. Duke i shprehur dashurinë, ajo i uroi ditëlindjen e 29-të partnerit të saj, tashmë kampion bote në “kickbox”.

Rike u shpreh se boksieri ishte njeriu me zemrën më të madhe që ka njohur. Ndërsa shtonte në urimin e saj: “Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde, duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë! Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe, gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin!”.

unnamed

Ndërsa postimin ajo e shoqëroi me një foto të të dyve, ku Kristi shihej i ulur mbi makinë duke përqafuar Riken. Ndërkohë, “Panorama Plus” solli dhe një foto tjetër të çiftit, që ata e kishin shkrepur gjatë pushimeve dimërore ku ishin për ski, që është dhe një nga pasionet e Rikes, vajzës nga Durrësi që jeton në Itali. Para Vitit të Ri, ata ishin çift në programin “Shiko kush luan”.

rike roci1

Edhe pse nuk ranë në sy se ishin në lidhje, Rike e vendosur në krah të tij e qëlloi me tortë në fytyrë, duke lënë të nënkuptohej se mes tyre ekzistonte një lidhje intime. Burime pranë çiftit kanë treguar se u njohën në Milano, qytetin ku jeton Rike dhe që nga ajo kohë Prenga e viziton shpesh atë qytet të Italisë.

rike roci2

Flitej se marrëdhënia e tyre ishte shumë serioze dhe ata po bënin plane për fejesë, por nuk dihet arsyeja pse janë shkëputur papritur. E teksa miqtë pranë dyshes flisnin për një raport të fortë, vetë boksieri çuditi jo pak me statusin e tij, duke e qujtuar Riken, vetëm mikeshë. Kristi shkruajti se Rike ende nuk i ka konfirmuar gjë atij vetë se janë në një lidhje.

“Mirë që j’ua ka konfirmuar juve se mua akoma s’më ka konfirmuar gjë. Vërtet jeni njerëz të çuditshëm, njerëz të ligë, s’keni çfarë të bëni dhe merreni kot me njerëzit”, shkroi ai.

rike roci3

Prenga shtoi se sot është hall të dalësh me një shok ose shoqe se të martojnë direkt.

“Nuk ia keni idenë fare se çfarë e kam unë atë apo kushdo që të ishte në vendin e Rikes. Hall me dal edhe me shoqe ose shok se na martoni direkt. Turp t’ju vijë”, shtoi ai.

rike roci4

Pas kësaj historie që mbaroi pak kohë më parë, Rikja sërish po tenton të gjejë dashurinë, këtë herë natyrisht duke u treguar më diskrete. Njohja me djalin në fjalë, po bëhet larg vëmendjes mediatike, si për të qenë më e sigurt përpara se të bëjë publike një tjetër histori dashurie.

rike roci5rike roci6

360grade.al

You may also like