Jeta e të gjithëve atje është në rrezik – Shqip

by admin
Spread the love

Një familje britanike që u largua nga Gaza me vetëm një valixhe të vogël, thonë se nuk e dinë se çfarë i pret në të ardhmen dhe se kanë frikë për jetën e atyre që kanë mbetur pas.

Emad Abuaassi dhe gruaja e tij Stephanie u transferuan në Gaza nga Blackpool një vit më parë, për të qenë më pranë familjes së tij.

Pas fillimit të konfliktit ata u larguan nga banesa e tyre në mes të natës.

Ata kaluan kufirin për në Egjipt më 3 Nëntor dhe u kthyen në MB, por nuk kanë ndonjë vend të përhershëm për të jetuar.

Emad Abuassi tha se shtëpia e tyre familjare në Gazën veriore ishte shkatërruar plotësisht dhe ai ishte i shqetësuar për sigurinë e nënës, vëllezërve dhe motrave të tij në Gazën jugore.

“Ky është momenti më i trishtuar që kam përjetuar në gjithë jetën time. Kur u largova nga kufiri, po shikoja pas vetes se kush do të jetë gjallë dhe kush do të ketë vdekur pas gjithë kësaj. Jeta e të gjithëve atje është në rrezik.”/tvklan.al

You may also like