Jeta e saj sentimentale, Luana Vjollca e thotë hapur: Jam shumë e dashuruar

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, kur e pyesin lidhur me jetën sentimentale të saj, thotë se është shumë e dashuruar. Megjithatë, nëse prisni të pranojë se ka dikë në krah, e keni gabim. Luana thotë se është e dashuruar me punën.

Këtë deklaratë e bëri në kuadër të pyetjeve që ka marrë nga ndjekësit e saj lidhur me emisionin e ri. “Jam shumë shumë domethënë, e rikuptova në këtë sezon që jam shumë e dashuruar…me punën.”, tha Luana.

Kujtojmë që moderatorja është komentuar shumë për romancën me Krenar Çoçaj. Ndonëse thuhet se janë prej shumë vitesh bashkë, ata nuk kanë pranuar kurrë asgjë publikisht.

Luana Vjollca shpeshherë është në qendër të vëmendjes së mediave, pasi deklaratat e saj dhe postimet në rrjetet sociale janë shumë të komentuara…

You may also like